Vlorë, muzika e lartë në disko, procedohen 4 pronarë

Mbrëmë nisi procedimi penale ndaj shtetasve Pellumb Petritaj, 47-vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë si Osman Imami, 54-vjeç, banues në lagjen “Nr. 8” Tiranë.
Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi orës 01.00, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë duke qenë pronar të disko “Cavaliero-Kristal” kanë prishur rendin e qetësinë publike duke ngritur volumin muzikor tej normave të lejuara.
Gjithashtu, ata kanë kundërshtuar forcat e policisë gjatë kryerjes së detyrës. Po mbrëmë nisi procedimi penale për shtetasit Turi Aligjoni, 40 vjeç, banues në Tiranë si dhe Andi Islami, 32-vjeç, banues në Tiranë. Edhe këta shtetas po ndiqen penalisht për prishje të qetësisë publike, pasi në diskon e tyre Saint Tropez” në lagjen “Uji i Ftohtë” kanë ngritur volumin muzikor tej normave të lejuara dhe kanë kundërshtuar forcat e policisë gjatë kryerjes detyrës.
Materialet procedurale për këta shtetas do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. /S.Ll/Start/
2011-07-18 11:36