Obama "i shqetësuar" për faljen e vrasësit

Sipas zëdhënësit të Këshillit për Siguri Kombëtare, Obama vlerëson se vendimi i Ilham Alievit që ta falë vrasësin e dënuar, Ramil Safarovin, është në kundërshtim me “përpjekjet e vazhueshme për të ulur tensionet në rajon dhe për të promovuar ripajtimin”.
Zëdhënësi Tomi Vietor, tha se Uashingtoni po kërkon një shpjegim nga Budapesti në lidhje me vendimin për ekstradim të Safarovit në Azerbejxhan.
Safarov ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm në Hungari për shkak të therjes për vdekje të Gurgen Margarianit. Që të dy gjendeshin në Hungari në një trajnim të NATO-s.
Armenia tashmë ka shkëputur lidhjet diplomatike me Hungarinë dhe i ka vendosur trupat e saj “në gjendje gatishmërie”.
Azerbejxhani dhe Armenia kanë zhvilluar një luftë në vitet e ’90-ta në lidhje me territorin e kontestuar të Nagorno-Karabakit.