E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama i zhgënjyer me vrasjen e ushtarëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka dënuar aktin e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë në Frankfurt të Gjermanisë, duke thënë se ndjehet i pikëlluar shumë dhe do të bëjë gjithcka që autori të marre dënimin e merituar.
 

"Jam i pikëlluar dhe i indinjuar nga ky sulm" ka thënë Obama pas aktit kur një i ri kosovar qëlloi për vdekje dy ushtarë ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.
 

"Unë dua të gjithë të kuptojnë se nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të mësuar se kush e bëri këtë akt të egër dhe që të dale para drejtësisë”, tha presidenti Obama.
 

Ai tha se ky “është një përkujtim i zbehtë për sakrificat e mëdha që bëjnë ushtarët amerikanë nëpër botë”.
 

Ai i bëri këto komente gjatë një konferencë të shkurtër shtypi në Shtëpinë e Bardhë. Mediat raportojnë se vrasësi ishte në një autobus ushtarak së bashku me viktimat dhe ai është Arif Uka, 21 vjeçar nga Mitrovica.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›