Vrasësi thirri “Allah Akbar” dhe qëlloi

Detaje të reja zbardhin mediat amerikane për incidentin e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë. Rrjeti i fuqishëm mediatik ABC News raporton se vrasësi thirri “Allahu Akbar” para se të qëllonte mbi ushtarët në autobus që po ktheheshin nga një bazë amerikane përmes Aeroportit të Frankfurtit.
ABC raporton se në autobus ndodheshin 13 ushtarë dhe shoferi ndërsa vrasësi qëlloi nëntë herë duke lënë të vrarë 2 shtetas dhe plagosur 2 të tjerë.
Ushtarakët e vrarë janë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë të njohur në RAF Lakenheath në Britani të Madhe. Associated Press citon ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i cili ka pranuar se vrasësi dyshohet të jetë kosovari Arif Uka nga Mitrovica.