E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetë të vdekur në një garë të kamionëve në SHBA

Kaliforni, 15 gusht - Tetë vetë kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë plagosur, mbrëmë vonë, gjatë një gare të kamionëve, në një shkretëtirë në jug të Kalifornisë, në SHBA, transmeton REL.

Zëdhënësja e sherifit në qarkun San Bernardino, Cindy Bachman, tha se një nga makinat që merrnin pjesë në garën “Kalifornia 200”, e goditi turmën e shikuesve.

Të lënduarit nga ky incident me helikopterë u dërguan në spitalet e afërta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›