Kina mban zi për viktimat e motit të keq

Pekin, 15 gusht - Kina ka shpallur ditë zie për të nderuar viktimat e shkaktuara nga moti i keq në krahinën Zhonqu ku 1 238 persona kanë humbur jetën dhe mbi 500 rezultojnë të zhdukur.
Në të gjithë vendin flamuri ndodhet në gjysmë-shtizë dhe pjesa më e madhe e ueb sajteve sot janë bardhezi. Ndërkohë që mijëra persona u mblodhën në sheshin “Tiananmen” duke hedhur slogane për inkurajimin e banorëve të zonës së Zhonqus.
Siç transmeton Top Channel, shirat e dendura në Kinë prej disa ditësh kanë shkaktuar rrëshqitje të mëdha të dheut në disa zona veri-perëndimore. Terreni i vështirë dhe moti ende i paqëndrueshëm vështirësojnë punën e grupeve të emergjencës për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonës. Pikërisht ky fakt, sipas organizatave humanitare që veprojnë në zonë mund të çojë në përkeqësimin e bilancit të viktimave.