Obama jo lufte me Islamin
Presidenti Barack Obama tha se nuk deshiron qe marredheniet e Shteteve te Bashkuara me boten muslimane te orientohen nga lufta kunder Al Kaedas. Gjate fjalimin ne Parlamentin e Turqise, Obama pranoi se marredheniet mes Shteteve te Bashkuara dhe botes myslimane kane qene te tensionuara, por insistoi se: Shtetet e Bashkuara nuk jane ne lufte me Islamin. Dua gjithashtu te jem i qarte se marredheniet e Amerikes me komunitetin mysliman, boten myslimane, nuk mundet dhe nuk do te bazohen vetem ne kundershtimin tone ndaj terrorizmit. Ne synojme angazhim me te gjere bazuar ne interesin e ndersjelle dhe respektin e ndersjelle. Ne do t'i kapercejme mosmarreveshjet dhe do te kerkojme pika te perbashketa", tha presidenti amerikan. Pas Ankarase, Obama udhetoi ne Stamboll ku pritet te marre pjese ne nje forum nderkombetar te organizuar nga Kombet e Bashkuara per kapercimin e ndarjeve ndermjet botes Islame dhe Perendimit. Si dhe do te marre pjese ne nje tryeze te rrumbullaket me studentet e universitetit.