Obama kerkon doreheqjen e Bllagojevicit
Presidenti i ardhshem amerikan, Barack Obama ka kerkuar zyrtarisht doreheqjen e guvernatorit te Ilinoisit Rod Bllagojeviç te akuzuar per korrupsion.Bllagojeviç mes te tjerash akuzohet se eshte perpjekur te shese vendin ne Senat te lene bosh nga Barack Obama ne shkembim te favoreve te medha financiare.Bllagojeviç, i cili eshte liruar me kusht vazhdon te mbaje postin e guvernatorit te Illinoisit e bashke me te dhe te drejten per te zgjedhur pasardhesin e Obamas ne Senat.
Obama ka perseritur se nuk ka folur asnjehere me Bllagojeviçin per zgjedhjen e pasardhesit te tij. Ai shpjegoi dhe raportet e shumeperfolura te ekipit te tij me zyren e Ballgojeviçit."Jam plotesisht i bindur se zyra jone nuk eshte e perfshire ne asnje ujdi lidhur me vendin tim ne Senat", tha Obama. Presidenti i ardhshem amerikan tha se, as nuk eshte marre ne pyetje, as nuk eshte kontaktuar nga zyrtaret federale lidhur me rastin Bllagojeviç.