E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfehet tmerri i masakrës së Podujevës

Beograd - Rrëfehet tmerri që kanë përjetuar shqiptarët në masakrën e Podujevës. Detaje mbi këtë kanë dhënë ish anëtarë të njësisë Skorpion në gjyqin që ka vazhduar gjatë ditës së djeshme ndaj tyre. Një prej të pandehurve në dëshminë e tij ka rrëfyer se si në mars të vitit 1999 janë vrarë njëherazi plot 19 civilë shqiptarë. "Pashë civilë të dilnin nga shtëpia. Së pari doli një plak, i pasuar nga dy gra me fëmijë në krahë dhe pas tyre vinin një djalë dhe një vajzë e vogël. Pas kësaj ndodhi ferri. Paraushtarakët thërrisnin mbështetuni pas murit, le t'i vrasim të gjithë", ka dëshmuar ai para trupit gjykues në Beograd.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›