E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama kritikon universitetet qe perpiqen te perfitojne financiarisht nga trupat dhe veteranet

Presidenti Barak Obama thote se vendi duhet te beje me shume per te permbushur premtimin ndaj trupave ushtarake.

Zoti Obama e shfrytezoi fjalimin e tij te perjavshem per te kritikuar universitetet qe jane perpjekur te perfitojne financiarisht nga trupat dhe veteranet disa prej te cileve jane kthyer me lendime te renda nga lufta. Presidenti tha se kishte nenshkruar dje nje urdherese te re qe do te ndihmoje ti informoje trupat per ndihmat financiare qe ekzistojne per te perballuar koston e studimeve. Administrata e tij tha zoti Obama do ti vere ne shenjester institucionet akademike qe perpiqen te perfitojne nga veteranet.

Qe pas Luftes se Dyte Boterore Shtetet e Bashkuara kane ndihmuar veteranet te ndjekin arsimin e larte duke ofruar nje program ndihmash financiare te njohur si G.I. bill. Programi u rigjallerua pas fillimit te luftrave ne Irak dhe Afganistan. Por presidenti tha se disa universitete po e shfrytezojne kete ligj per te nxjerre fitime.

Ne nje shembull qe solli presidenti nje punonjes ne zyren e pranimeve ne nje universitet kishte regjistruar per studime nje grup marinsash me demtime aq te renda ne tru sa qe nuk mbanin mend as lendet qe po ndiqnin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›