Strauss Kahn:Eleminim politik, rivalët më nxorën nga loja

Ish-shefi i FMN-së, Dominique Strauss Kahn ka përsëritur deklaratat se kundërshtarët politikë organizuan rrënimin e tij përmes skandalit seksual, me qëllim parandalimin e kandidimit për presidencialet.
Duke folur për “The Guardian” Kahn tha se persona të lidhur me partinë e presidentit Nicolas Sarkozy përgjuan telefonin e tij celular.
Deklaratat vijnë në një moment të ndjeshëm për presidentin Sarkozy, që po kërkon rizgjedhjen në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Strauss Kahn braktisi planet për pallatin Elize menjëherë pasi u akuzua për përdhunim vitin e kaluar, në një hotel të Nju Jorkut.
Megjithatë, gjatë intervistës ai nuk deklaroi se takimi i papritur me kamarieren e hotelit Nafissatou Diallo ishte rezultat i një kurthi.
Por nga ana tjetër ai sugjeroi se rrjedha e mëtejshme e ngjarjeve ishte orkestruar që ai të turpërohej përpara publikut.