Panetta Lufta kunder Al-Kaides kerkon strategji komplekse

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thote se nuk ka nje menyre te vetme per te shkaterruar al-Kaiden por vrasja e udheheqesit te saj Osama bin Laden e ka demtuar kete rrjet.
Sekretari Leon Panetta tha dje se sa me te suksesshme te jene Shtetet e Bashkuara ne eliminimin e individeve qe perfaqesojne udheheqjen shpirterore dhe ideologjike te rrjetit aq me te afte do te behen ato ne parandalimin e kercenimit qe paraqet al-Kaida per vendin.
Zoti Panetta shprehu bindjen se Shtetet e Bashkuara jane me te sigurta qe nga vrasja e bin Ladenit i cili u eliminua ne nje operacion te forcave speciale me 2 maj te vitit te kaluar ne Abotabad te Pakistanit.
Zyrtare te sherbimeve sekrete amerikane kane thene ne kushte anonimiteti se megjithese rrjeti al-Kaida mund te mos jete ne gjendje te organizoje sulme te ngjashme me ato te 11 shtatorit 2001 grupet qe kane lidhje me kete rrjet mbeten kercenim per sigurimin kombetar.