Obama kryeson ndaj Romneyt

Një anketë e re e opinionin publik tregon se presidenti amerikan, Barack Obama, kryeson ndaj rivalit republikan, Mitt Romney, në tri shtete të rëndësishme zgjedhore, Floridë, Ohajo dhe Pensilvani.
Anketa nga Universiteti Quinnipiac tregon se presidenti Obama kryeson me 9 për qind në Ohajo, 6 për qind në Pensilvani dhe 4 për qind në Florida. Ky është një përparim i dukshëm krahasuar me një anketë të këtij universiteti të muajit të kaluar, që tregonte thuajse barazimin mes kandidatëve.
Ndihmës drejtori i Universitetit Quinnipiac thotë se “virtualisht Obama e ka të sigurt rizgjedhjen”, nëse ruan këtë kryesim në këto tri shtete të rëndësishme për zgjedhjet e nëntorit.