E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kundër kërkesës palestineze për njohje

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja “Haaretz”, e cila citon Obamën të ketë thënë se “nëse propozimi vjen në Këshillin e Sigurimit ne do ta kundërshtojmë fuqimisht,  pikërisht sepse mendojmë se do të ishte kundraproduktive”.

“Ne nuk mendojmë se kjo do të shpinte në përfundimin që ne dëshirojmë, e cila është zgjidhja me dy-shtete” theksoi Obama. “Ne kemi thënë edhe më parë se duke shkuar në OKB nuk zgjidhet asgjë. Kjo çështje do të zgjidhet vetëm nga izraelitët dhe palestinezët”.

Me shumë mundësi palestinezët do të paraqesin kërkesën për njohje dhe anëtarësim në OKB javën e ardhshme. Gjasat janë se ky propozim do të ketë sukses teksa SHBA-të nuk do të arrijnë të vendosin veton nëse propozimi nuk kalon në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-13 10:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›