E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdoan: Mentaliteti izraelit, pengesë për paqe në LM

“Pengesë për paqen në Lindjen e Mesme është mentaliteti i qeverisë izraelite”, theksoi Erdoan duke shtuar se “populli izraelit është nën bllokadë (nga qeveria e tij)”.

Erdoan insistoi se Turqia nuk do t’i kthejë marrëdhëniet me Izraelin në normalitet deri sa qeveria e Netanjahut të kërkojë falje për sulmin ndaj flotiljes së Gazës, të kompensojë familjet e viktimave dhe të heqë bllokadën ndaj Gazës. Duke mos e përmendur direkt Izraelin, Erdoan tha se “çdo shtet duhet të paguajë për sulmet terroriste që kryen”.

Erdoan gjithashtu theksoi se Turqia beson se asnjë shtet nuk është mbi ligjet ndërkombëtare. “Turqia do të ndërmarrë çdo hap të mundshëm për të siguruar lirinë e lëvizjes në Mesdheun Lindor”.

Më tej, kryeministri turk, foli lidhur me domosdoshmërinë e njohjes së shtetit palestinez në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri turk ka nisur një tur në botën arabe pas kryengritjeve në këta vende. Pas përfundimit të vizitës në Egjipt, Erdoan do të udhëtojë drejt Tunizisë.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-13 15:43
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›