E Shtunë, 31 Tetor 2026

KiE: Numërimi i votave në kutitë e gabuara, i drejtë

Në raportin e përpiluar nga bashkë-reporterët e Këshillit të Evropës, Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco, thuhet se pavarësisht kundërshtive, praktika evropiane flet se asnjë pengesë administrative nuk mund të pengojë numërimin e çdo vote.

Në analizën e tyre, dy reporterët theksojnë se kjo tezë u mbështet dhe u respektua nga Kolegji Zgjedhor, në vendimet që morri dhe shtuan se heqja e së drejtës së votimit të një votuesi për gabime rigoroze administrative do të binte ndesh me standardet.

“Në lidhje me vlefshmërinë e votave, Kodi Zgjedhor shqiptar jep një listë të detajuar të kritereve për shpalljen e pavlefshme të fletës së votimit. Duke pasur parasysh detajet dhe kohëzgjatjen e kësaj liste, na u duk se ligjvënësit kishin për qëllim që kjo listë të ishte shteruese. Kjo u konfirmua nga një numër bashkëbiseduesish, të cilët na informuan se komiteti ndërpartiak, që ka hartuar Kodin Zgjedhor, donte të vendoste një listë të qartë të kritereve për shpalljen e votave të pavlefshme, në mënyrë që të mos japin asnjë diskrecion mbi këtë çështje te komisionet e zgjedhjeve, pasi kjo ka qenë burim mosmarrëveshjesh në të kaluarat.

Përveç kësaj, sipas standardeve evropiane, duhet të ushtrohet kufizim maksimal në lidhje me pavlefshmërinë e votave. Për ne do të dukej që heqja e së drejtës së votimit të një votuesin për gabime rigoroze administrative do të binte ndeshëm me këtë parim. Argumente të ngjashme janë shprehur nga Kolegji Zgjedhor, kur ai vendosi për çështjen e fletëve të votimit të hedhura gabim. Kjo çështje nuk u ndoq më tej nga PS pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor”, thuhet në raportin e KiE-së, raportoi Klan.

Dy reporterët shkruajnë gjithashtu se është shumë e rëndësishme që ngërçi politik të mos vijojë të paralizojë procesin legjislativ dhe adaptimin e reformave të nevojshme për vendin, në funksion në integrimit europian.

“Tani është e rëndësishme që të gjitha partitë të punojnë së bashku për të normalizuar situatën dhe të nisin një dialog politik në Parlament mbi prioritetet e vendit. Është e qartë se reforma të tjera në Kodin Zgjedhor janë të nevojshme, ku disa principe dhe procedura në ligjin aktual zgjedhor duhen qartësuar. Kodi aktual zgjedhor u përpilua mbi strategjitë zgjedhore të dy partive më të mëdha në Shqipëri. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të këkrojnë bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Venecias, gjatë punës së reformës zgjedhore”, shkruhet në raport./Start/

                                                                                             2011-09-14 08:16
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›