Obama, llogari një milion dollarë në JPMorgan
Të dhënat financiare për vitin 2011, të publikuara nga Shtëpia e Bardhë, tregojnë se Barak Obama ka nga 500.000 dollarë në 1 milion dollarë në JPMorgan Chase në llogarinë e tij private. Publikimi i këtyre të dhënave erdhi ndërsa ka lajme të debatueshme mbi sigurinë e kësaj banke, me deklarimin e humbjeve të fundit prej 2 miliardë dollarësh. Departamenti amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim mbi humbjet e kësaj banke. Obama tha këtë javë se JPMorgan ishte një nga bankat më të mirëmenaxhuara, me gjithë humbjen që ka pësuar. Ndërsa Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se as Presidenti, as zv.Presidenti nuk kishin konflikt interesi. Kjo është një llogari e përdorur nga Presidenti dhe zonja e parë. Është ekuivalenti i një numri për kontrollin e llogarisë dhe interesave të disponueshëm si në shumë institucione të tjera financiare, u tha nga Shtëpia e Bardhë.