Ksera, konsultime për kontratat e punës

Ministria e Punës dhe Organizat e punës ka nisur konsultimet në lidhje me rishikimin e neneve të kodit të punës për lidhjen e konratave punëdhënes-punëmarrës.
Specialistët thanë se së pari sindikatat e punonjësve duhet të jenë të pavarur dhe në kodin e punës duhet të bëhen disa ndryshime. Ndërsa Ministri i Punës, Spiro Ksera, tha se në Shqipëri ekzistojnë 8 lloje kontratash kolektive për më shumë se 74 mijë punonjës.
Duke folur për cështjet e papunësisë Ministri i Punës i përgjgijet edhe akuzave të bëra me heret nga kreu i opozitës Edi Rama, duke thënë se në vend nuk ka 1 milion të papunë sic pretendon opozita.
Gjithashtu në rishikimin e legjislacionit Ministri Ksera në ditën ndërkombëtare të homofobisë tha se do të rishikohen edhe nenet për personat që kanë orientim të ndryshëm seksual, që të respektohen më tej të drejtat e tyre.