E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma mjedisore, BE ndihmë për zbatimin e ligjit

Shqipëria gjen mbështetje nga BE në lidhje me reformat në inspektimin mjedisor. Zëvëndës Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të ujërave, Tualant Bino, u shpreh se ka akoma probleme në zbatimin e legjislacionit mjedisor në vendin tonë, dhe për këtë na vjen në ndihmë projekti Sele-as.
 

Përfaqësuesi i Delegacionit të BE në Tiranë u shpreh se rrezikshmëria më e madhe paraqitet në sistemin ujor në Shqipëri, dhe kjo do të jetë në fokus të vëmëndjes së tij.
 

“Ne kemi mundësi të mbështesim fort Ministrinë e Mjedisit të Shqipërisë me fondet e BE. Nëpërmjet projektit Sele-as ne ofrojmë një fond prej 4 milion eurosh për të mbështetur inspektimet e tyre. Sistemi ujor në Shqipëri është në rrezik, prandaj aty do të përqëndrohen përpjektjet tona. Nëpërmjet këtij projekti ne ju mbështesim ju të bashkoheni me pjesën tjetër të zinxhirit, me gjykatësit, juristët, prokurorët që do të ndjekin punën tuaj në terren. Nëse kjo nuk ndodh, puna juaj nuk funksionon” u shpreh Luigi Brusa .
 

Projekti Sele-as ka si qëllim mbrojtjen e vendeve me probleme ekologjike dhe mjedisore.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›