Obama luan golf me kongresmenin Johb Boehner

Një ndeshje miqësore golfi, është zhvilluar të shtunën ndërmjet presidentit amerikan Barack Obama dhe kongresmenit republikan John Boehner. Loja e golfit disi e pazakontë përsa i përket protagonistëve, u zhvillua në një kohë që Shtëpia e Bardhë po përpiqet të sigurojë mbështetjen republikane përsa i përket çështjes së borxheve.
Obama dhe Boehner nisën lojën e tyre të parë në golf mëngjesin e së shtunës, një lojë e favorizuar edhe nga kushtet optimale të motit. Ndeshja miqësore u zhvilluar në bazën ushtarake Andrews në Maryland. Mediat shkruajnë se kishte disa muaj, që pritej zhvillimi i ndeshjes pranë bazës së Forcave Ajrore, Andreës, në rrethinat e Uashingtonit.
Siç bëjnë të ditur analistët, Presidenti Obama dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Bejnër kanë marrëdhënie të mira pune dhe e respektojnë njëri tjetrin por kanë patur përplasje mbi disa çështje të mëdha, përfshirë këtu edhe çështjen e buxhetit. Ndihmësit e tyre shpresojnë që loja miqësore të jetë një mundësi që dy udhëheqësit të diskutojnë mbi problemet e vendit dhe t`i afrohen arritjes së një marrëveshjeje.
Dy golfistët u shoqëruan edhe nga zv presidneti Joe Biden dhe nga guvernatori i Ohaios John Kasich, një ekspert për çështjet federale fiannciare dhe një mik i kongresmenit republikan. Zakonisht rezultatet në një ndeshje golfi ku luan presidenti nuk bëhen publike.