Rusia dhe Kina kundër mbrojtjes raketore në Europë
Projekti për mbrojtjen antiraketë , të cilin Amerika do të ndërtojë në Evropë po has në disa pengesa të pakapërcyeshme.
Kundërshtarët kryesorë janë Rusia dhe Kina,të cilët deklaruan, se do ti kundërvihen planeve për mbrojtje raketore, e cila sipas të dyja vendeve do të rrezikonte sigurinë ndërkombëtare.
Sipas mediave ndërkombëtare një tjetër pengesë për ndërtimin e mbrojtjes antiraketore është pozita e Çekisë. Kohët e fundit Republika Çeke njoftoi se do të tërhiqet nga projekti amerikan nga i cili duhej të merrte pjesë.
Ideja për mbrojtje antiajrore është mbështetur për kohë të gjatë nga administrata amerikane, që mendon, se kjo vjen si domosdoshmëri e mbrojtjes nga rreziku atomik që vjen nga shtete si Irani. Sistemi antiraketë parashikon instalimin e radarëve dhe vendosjen e avionëve gjuajtës në disa nga shtetet në Evropën Qëndrore si Polonia dhe Çekia.