Dhuna në Siri, BE plan të ri sanksionesh
Bashkimi Europian rrit sërish presionet ndaj regjimit në Siri, në tentativë për ta detyruar ti japë fund dhunës që ka përfshirë vendin.
Sipas BBC-së Bashkimi Europian po përgatit një rezolutë për një valë të tretë sanksionesh ndaj zyrtarëve më të lartë të Sirisë.
Sanksioneve do tu nënshtrohen zyrtarët më të lartë të Sirisë të cilëve BE u ka ngrirë pasuritë dhe u ndalon udhëtimet në Union.
Mësohet se sanksionet do të diskutohen në mbledhjen e këshillit të Ministrave më 23-24 qeshor në Bruksel.
Siria është përfshirë prej disa javësh nga protesta masive anti-qeveritare të cilat janë shtypur me dhunë nga forcat e sigurisë.