Obama mban fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Obama tha para krerëve të shteteve anëtare të OKB-së se SHBA-të do të bëjnë “gjithçka duhet” në mënyrë që Irani të mos krijojë armë bërthamore pasi kjo përbën kërcënim të hapur për rajonin.
Gjashtë javë para zgjedhjeve në Amerikë, Presidenti amerikan dënoi ashpër dhunën që shpërtheu pas publikimit të filmit fyes për Profetin Muhamed. Ai që në krye të herës tha se qeveria dhe shteti amerikan nuk kanë të bëjnë me këtë film të ulët porse nuk mund të cenojnë fjalën e lirë.
Trazirat në Lindjen e Mesme pritet të dominojnë këtë Asamble të OKB-së. Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi se regjimi i Bachar al-Assadit duhet të marrë fund, me qëllim që të marrin fund edhe vuajtjet e popullit sirian.
"E ardhmja nuk duhet t'i përkasë një diktatori që masakron popullin e tij. Ky regjim duhet të sanksionohet nëse vazhdon të ushtrojë presion mbi opozitën'', theksoi ai./Start/F. P/
2012-09-25 17:41