Raporti, Shqipëria shumë pranë marrjes së statusit

Agjencia e lajmeve italiane ANSA, ka siguruar të dhëna nga raporti që po përpilohet nga Komisioni Evropian për Shqipërinë, ku thuhet se Shqipëria ka miratuar reforma të rëndësishme pas dialogut midis mazhorancës dhe opozitës në vend.
Dokumenti i siguruar bën me dije se janë miratuar reforma të rëndësishme si ajo zgjedhore, apo reforma parlamentare, megjithëse kjo e fundit ka mbetur peng i dy pikave, teksa pjesa tjetër është kryer. Sipas lajmit të publikuar, Shqipëria ka bërë të mundur përmbushjen e një pjese të madhe të rekomandimeve të vendosura nga Bashkimi Evropian në kuadër të statusit të vendit kandidat.
Nëse Shqipëria merr këtë vit statusin e vendit kandidat, bëhet shteti i pestë në Ballkan që merr një status të tillë, pas Kroacisë, e cila është në prag të anëtarësimit. Një status të tillë e ka përfituar edhe Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Shqipërisë i është refuzuar për të dytin vit radhazi marrja e statusit për shkak të krizës së gjatë politike dhe bojkotit të vazhdueshëm të opozitës pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. /Start/
2012-09-25 09:48