Siri, dy shpërthime trondisin Damaskun

Dy shpërthime të njëpasnjëshme ka tronditur në orët e para të mëngjesit kryeqytetin e Sirisë, Damaskun.
Televizioni shtetëror sirian thekson se shpërthimet kanë ndodhur në në qendër të Damaskut, afër një ndërtese ushtarake.
Sipas televizionit, pas shpërthimeve e gjithë zona është përfshirë nga zjarri.
Nuk dihet ende nëse ka viktima apo të plagosur nga shpërthimet e njëpasnjëshme.