E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani Mediat shqiptare kontribuese te perparimit

Ndryshe nga ditë e tjera, gazetarët nuk po rendin drejt lajmit. Janë ftuar nga presidenti i republikës në vigjilje të festave të fundvitit.

Përfaqësues të medias në Shqipëri janë mbledhur së bashku të ndajnë mendime për atë vit që po lënë pas dhe për vitin e ri 2013.

Kontributorë kryesorë të zhvilllimit të shoqërisë do ti quante presidenti I republikës, shërbimi i të cilëve është I pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm. Kjo i bën dhe këshilltarë të mirë sipas presidentit Nishani.

Gazetarët janë syri dhe veshi I qytetari tha qytetari I parë I shqipërisë, por dhe zëri I tyre, ndaj dhe u kërkoi të jenë gjithnjë e më shumë kritik, të orientuar në analiza. Përtej sugjerimeve dhe konstatimeve ai i falenderoi dhe I uroi ta përjetojnë të gëzuar atmosferën e festave të fundvitit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›