Obama mirepret marreveshjen ruso-amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e mirëpriti marrëveshjen e arritur me Rusinë, që sanksionon dorëzimin dhe shkatërrimin e arsenalit të armëve kimike të Sirisë deri në mesin e 2014-s.
Obama e konsideroi këtë si një “hap të rëndësishëm përpara”. Megjithatë, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë u tregua i kujdesshëm të saktësonte se Uashingtoni pret prej regjimit të al-Assad që të përmbushë të gjithë detyrimet e tij dhe se një ndërhyrje e mundshme ushtarake mbetet gjithmonë një opsion nëse kjo nuk do të ndodhë. Marrëveshja ruso-amerikane përcakton që Siria duhet të japë të dhëna të plota për armët e saj kimike brenda një Kina mirëpret termat e përgjithshëm të marrëveshjes midis SHBA-së dhe Rusisë. Besojmë se ajo do të lejojë që tensionet brenda Sirisë të zvogëlohen
Wang Yi
Ministri i Jashtem i Kines jave, ndërsa pas grumbullimit të tyre do të nisë edhe procesi i shkatërrimit. Nëse Damasku nuk do t’i përmbahet kushteve të vendosura, atëherë ndërhyrja mbi Sirinë mund të sanksionohet nëpërmjet një rezolute të OKB-së. Kina, një mbështetës i heshtur i regjimit të al-Assad, Franca, Britania e Madhe dhe NATO shprehën të gjithë mbështetjen e tyre për këtë marrëveshje. “Kina mirëpret termat e përgjithshëm të marrëveshjes midis SHBA-së dhe Rusisë. Besojmë se ajo do të lejojë që tensionet brenda Sirisë të zvogëlohen”, deklaroi nga Pekini ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi. / Top Channel