Permbytjet ne SHBA 500 te zhdukur

Me përmbytjet masive që kanë goditur shtetin amerikan të Kolorados që prej fillimit të javës, numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë se pesë të konfirmuar.
“CNN” informoi ditën e dielë se aktualisht, bilanci i të humburve ka kaluar në mbi 500 persona. Ndonëse autoritetet informojnë se shumë prej të humburve thjesht kanë humbur kontaktet me familjarët, nuk përjashtohet që një pjesë e tyre të jenë mbytur. Më e keqja është se për momentin nuk parashikohet as ndonjë ndihmë e natyrës, me shërbimet metereologjike që parashikojnë më shumë shi në ditët në vazhdim. Përmbytjet e deritanishme kanë shkaktuar një dëm prej të paktën 150 milionë dollarësh në zonat e goditura të Kolorados, ndërsa 30 ura janë shkatërruar midis dhjetera strukturave te demtuara. / Top Channel