Obama mirëpret trupat e tërhequra nga Iraku

Të mërkurën trupat amerikane që lanë Irakun, mbërritën në atdhe. Ushtarëve u uroi mirëseardhjen presidenti amerikan, Barack Obama.
“Si komandanti juaj dhe në emër të të gjithë amerikanëve jam shumë i lumtur t`ju uroj mirëseardhjen në atdhe”, deklaroi presidenti Obama para marinsave në Fort Bragg të Kalifornisë.
Lufta që nisi në vitin 2003, merr fund brenda këtij viti dhe presidenti Obama u shpreh i kënaqur për përmbushjen e premtimit të tij elektoral të 2008-s, për tërheqje të plotë nga Iraku.
Obama vlerësoi sakrificat e amerikanëve në luftën për rindërtimin e Irakut, një luftë që u ka marrë jetën në 8 vjet mbi 4500 shtetasve amerikanë dhe ka lënë rreth 30 mijë të tjerë të plagosur.
endimi i Obamës për tërheqje të plotë nga Iraku është kritikuar ashpër nga republikanët. Sipas tyre, disa trupa me mision trajnimin e forcave të sigurisë irakiane duhej të qendronin.