E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama nderon viktimat e tragjedisë në Fort Hood

Ditën e martë presidenti i SHBA-ve Barack Obama ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 13 viktimave të rënë në bazën ushtarake të Fort Hood, Teksas.
Ai u ka shprehur mesazhe ngushëllimi familjarëve dhe miqve të të rënëve për njerëzit e tyre të shtrenjtë.
"Kjo është një kohë lufte. Këta qytetarë amerikanë nuk u vranë në fushëbetejë por ranë në tokën amerikane. Ky është fakti që e bën këtë tragjedi akoma më të dhimbshme"- tha Obama.
"Asnjë lloj besimi nuk e justifikon aktin që ai kreu. Ai do të përballet me drejtësinë edhe në botën njerëzore por edhe në atë të përtejme"- shtoi presidenti.
Në fund Obama tha gjithashtu se vrasësi Psikiatër i quajtur Nidal Malik Hasan do të përballet me drejtësinë amerikane dhe do të marrë dënimin e merituar.
Paraprakisht ishte njoftuar se autori i aktit të shëmtuar, Nidal Hasan do të shkonte për mission në Afganistan.
Agjencitë e hetimit kishin raportuar se Hasan para se të kryente atentatin u kishte dërguar organizatës së al Qaeda-s një email, por autoritetet federale bënë të ditur se ky nuk ishte një sulm terrorist.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›