Obama, në Ganë: Shembull i demokracisë

Presidenti Barak Obama ndodhet në Ganë, vizita e tij e parë në Afrikën nënsahariane si president. Obama tha se kishte zgjedhur Ganën si destinacionin e tij të parë në rajon për shkak të sistemit të saj të fortë demokratik. Njerëz që kërcenin dhe u binin daulleve i shprehën mirseardhjen Presidentit Obama dhe familjes së tij në aeroportin ndërkombëtar të Akrës ku ata u pritën nga Presidenti Xhohn Atta Mills.
Pas një takimi të shkurtër mbrëmë, dy presidentët do të kenë sot një mëngjes pune. Presidenti Mills u zgjodh në fillim të këtij viti pas një procesi të vëzhguar nga shumë afër në të cilin partia e Presidentit Kufuor e dorëzoi pushtetin në mënyrë paqësore. Këto ishin votimet e pesta radhazi civile të Ganës që nga viti 1992 - një proces demokratik ky për të cilin Presidenti Obama thotë se ishte një ndër arsyet që e shtyu ta bëjë Ganën ndalesën e tij të parë në Afrikën nënsahariane.