Kosovë, hetohet një varrezë masive në Kmetoc

Zyrtarë të policisë së Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Evropian thanë se janë duke hetuar në një varrezë masive në lindje të Kosovës.
Ata thanë se trupat e të paktën tetë personave janë gjetur në një varrezë në fshatin Kmetoc që ndodhet në rrugën që lidh Gjilanin e Kamenicën, dy qytete në lindje të vendit. Ekspertët e mjekësisë ligjore po hulumtojnë varrezën, e cila është gjetur në një zonë ku sipas dëshmitarëve, forcat serbe kishin ngritur për një kohë të gjatë një postbllok gjatë luftës së Kosovës.
Zyrtarët thanë se ende nuk dihet se cilat mund të jenë viktimat e zbuluara. Mbi 10 mijë shqiptarë janë vrarë gjatë luftës në Kosovë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.