Afrika i shkruan Obamës, mbi 5000 mesazhe në Facebook e Twitter
Më shumë se 5000 afrikanë i kanë dërguar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama , në vizitë në Ganë, mesazhe në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter. Macon Philips, përgjegjës në Shtëpinë e Bardhë për mediat e reja, ka bërë më dije se qeveria amerikane o kishte dërguar afrikanëve mesazhe në të cilin ftoheshin për t'i drejtuar pyetje presidentit duke përdorur rrjetet Facebook e Twitter. Tre gazetarë nga vendet e interesuara kanë seleksionuar pyetjet. Mesazhet vinin nga 64 vende.
Obama ndodhet në një vizitë historike në Ganë, ku u takua me kreun e shtetit John Atta Mills.
Obama ndodhet në një vizitë historike në Ganë, ku u takua me kreun e shtetit John Atta Mills.