E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama ne Indonezi mesazhe botes myslimane

Presidenti Barak Obama filloi nje vizite te shumepritur ne Indonezi me nje oferte per te ndihmuar ne perballimin e pasojave te katastrofave natyrore te koheve te fundit dhe me premtimin per te ndertuar nje partneritet te gjithanshem me vendin qe ka popullsine me te madhe myslimane ne bote.

Qindra njerez dolen neper rruge ne nje kohe me shi per te pare Presidentin amerikan dhe per ta mirepritur ate ne vendin ku ai kaloi 4 vjet te femijerise.

Ne nje konference shtypi me Presidentin Susilo Bambang Yudhoyono zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara do ta mbeshtesin Indonezine ne kohe te mira e ne kohe te keqija nje reference kjo per cunamin e koheve te fundit dhe shperthimet e vazhdueshme vullkanike qe mund te behen shkak per shkurtimin e vizites se tij.

Presidenti Obama tha se marredheniet e Shteteve te Bashkuara me Indonezine do te perqendrohen ne tri fusha bashkepunimi ceshtjet tregtare e ekonomike sfidat e perbashketa si ndryshimet klimatike si dhe ceshtjet politike e te sigurimit.

Presidenti amerikan shkoi ne Indonezi pasi perfundoi nje vizite 3-diteshe ne Indi ku ai shfaqi perkrahje ndaj kerkeses se Indise per tu bere anetare e perhershme ne Keshillin e sigurimit te OKB-se.

Gjate nje fjalimi qe mbajti para Parlamentit indian Presidenti Obama foli lidhur me vendin e drejte qe India meriton ne bote perfshire nje vend ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se. Ai tha se Amerika deshiron nje OKB qe te jete efikase e besueshme dhe legjitime e pikerisht per kete arsye ai mbeshtet kerkesen e Indise per tu bere anetare e perhershme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›