E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhorxh Bush boton autobiografine

Libri autobiografik Qellimet vendimtare i ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush ka dale ne librarite e Shteteve te Bashkuara.

Libri i ri i Xhorxh Bushit pasqyron tete vjetet e jetes se tij ne Shtepine e Bardhe duke perfshire tema prej nderprerjes se konsumit te alkoolit pastaj reagimin emocional te tij ndaj sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001 Irakun dhe politiken e diskutueshme per te zbatuar teknika te ashpra hetimi ndaj te dyshuarve per terrorizem.

Ne nje interviste ekskluzive qe u transmetua te henen Bush i tha televizionit NBC se njeri nga momentet me te renda te presidences se tij ka ndodhur kur ylli i muzikes rep Keni Uest kishte shprehur kritika se reagimi letargjik i administrates ndaj uraganit Katrina ka qene me baze racore.

Ne pyetjen se si ndihet pasi ne Irak nuk u gjeten arme te shkaterrimit ne mase dhe nese do te kerkoje ndjese Bush tha

Mendoj se kerkimfalja ne thelb do te nenkuptonte se vendimi ishte i gabuar por une nuk mendoj se ishte vendim i gabuar.

Sa i perket teknikes se simulimit te mbytjes me uje gjate hetimeve te te dyshuarve per terrorizem Bush tha se qellimi ka qene qe te shpetohen jetet.

Prandaj i thashe ekipit tone lsquoA jane teknikat legale Ekipi legal tha lsquoPo jane. Pastaj une u thashe lsquoPerdorini. Ju them se perdorimi i ketyre teknikave ka shpetuar jete - tha ish-presidenti i Shteteve te Bashkuara.

Lidhur me deklaraten e kengetarit Keni Uest i cili pati thene se Xhorxh Bushi nuk can koken per zezaket Bush tha se ky ka qene nder momentet me te renda te tij.

Ai me quajti racist. Eumlshte dicka tjeter te thuash lsquoE dini une nuk e cmoj menyren se si e beni kete pune. Kjo eshte dicka tjeter sesa te thuash lsquoKy njeri eshte racist. Me vjen keq por kjo nuk eshte e vertete dhe eshte nje nga momentet me neveritese gjate presidences sime - tha ish-presidenti Xhorxh Bush.

Ai ka shkruar se pergjigjja e qeverise ndaj uraganit Katrina i ka hedhur hije mandatit te dyte te tij.

Ne 500 faqet e librit Qellimet vendimtare Xhorxh Bush shkruan se fatkeqesia ekonomike te cilen ia la ne duar Barak Obames ishte menyre e shemtuar per ta perfunduar presidencen.

Por Bushi nga ana tjeter e levdon vendimin e Obames per te rritur numrin e trupave ne Afganistan.

Nje keqardhje tjeter ai shpreh per skenen ne Bagdad ne dhjetor te 2008-s kur nje gazetar irakian e hodhi kepucen ne drejtim te Presidentit.

Njeriu e kishte krahun mjaft te gjalle. Do te deshiroja ta kisha kapur ate gje - tha Xhorxh Bush. Botuesit e librit te Bushit presin qe shitja te jete e madhe ndersa botimi i pare doli me tirazh prej 1.5 milione kopjesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›