E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Investimi në Shqipëri fitimprurës

Me resurset e saj të pasura dhe afërsinë me tregjet perendimore Shqipëria përbën një mundësi shumë të mirë investimi. Kjo ka qenë ftesa e radhës që kryeministri Sali Berisha ka bërë për investitorët e huaj në një konferencë rajonale të bizneseve që mbështeten nga USAID e zhvilluar në Tiranë.

“Shqipëria me potencialin e saj të lartë energjetik, me pasuritë në minerale me një vijë bregdetare 400 kilometra një potencial i madh turistik ky si edhe me një treg pune të përshtashëm përbën një mundësi shumë të mirë investimi. Afërsia gjeografike me Italine dhe vendet e tjera evropiane e bën investimin këtu fitimprurës, ndërsa pranimi në NATO dhe synimi për tu pranuar në BE investimet i bën edhe të sigurta. Ndaj ju ftoj që ti vendosni ëndrrat tuaj në këtë vend të vogël por me mundësi të mëdha” tha Berisha.

Kryeministri Berisha u tha investitorëve të rajonit se qeveria ka ndërmarrë njëkohësisht edhe një reformë rregullatorë dhe ka ulur taksat ndjeshëm. Sipas tij këto stimuj e kanë bërë qeverinë garantin e cdo investimi vendas dhe të huaj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›