E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama ne alarm, i bie popullariteti

Kandidati demokrat per Shtepine e Bardhe, Barack Obama, thellon avantazhin ne zgjedhjet brenda partise se tij perballe rivales Hillary Clinton, por popullariteti i tij ne shkalle kombetare peson renie. Kjo behet e ditur sipas sondazhit te publikuar dje pasdite, realizuar ne shkalle kombetare te CBS News/New York Times. Sondazhi i realizuar me 25-29 prill veren se te pakte jane demokratet qe mendojne se Obama mund t'i fitoje zgjedhjet brenda partise, apo ato kombetare te 4 nentorit, perballe kandidatit republikan, John McCain. Sondazhi nuk merr parasysh faktin qe Obama i shkeputi me ne fund marredheniet me ish-pastorin e tij, Jeremiah Wright, autor i disa deklaratave te shumeperfolura rreth Amerikes, racizmit dhe terrorizmit. Ne teresine e zgjedhesve, jo vetem ata demokrate, vetem 39% kane nje mendim pozitiv per Obaman, ne krahasim me 43% nje muaj me pare. Ndersa ata qe kane mendim negativ, arrijne nga 24 ne 34 per qind.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›