E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama nënshkroi paketën ekonomike

Në Denver të Kolorados Presidenti Barak Obama ktheu në ligj paketën e stimulimit ekonomik prej 787 miliardë dollarësh. Paratë do të shkojnë për hapjen e vendeve të punës,për investime në infrastrukturë, si dhe uljen e taksave. "Administrata ime ka punuar për të mbajtur gjallë ëndrrat. Sot është fillimi i një ekonomie të re dhe hapi i parë i një rritjeje afatgjatë ekonomike , deklaroi Obama. "Ky është hapi i parë për një rritje afatgjatë të ekonomisë. Në plan përfshihen investimet më të mëdha në infrastukrurë që në vitet '50", tha presidenti. Plani synon arritjen e pavarësisë energjitike. "Ne do të tranformojmë mënyrën e përdorimit të energjisë", theksoi Obama. Presidenti Obama i bëri thirrje demokratëve dhe republikanëve për bashkëpunim dypartiak.Sipas Obamës rruga për rikuperimin e ekonomisë nuk do të jetë e lehtë. Projektligji, i cili përfshin shpenzime qeveritare dhe shkurtime taksash që synojnë ta nxjerrin ekonominë nga recesioni, është fitorja e parë e madhe legjislative e zotit Obama që nga ardhja në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar. Kongresi e miratoi planin të premten dhe ligjvënësit votuan kryesisht sipas përkatësive partiake. Në Senat, vetëm tre republikanë votuan në favor të planit. Paketa nuk mori asnjë votë të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve. Administrata e Presidentit Obama thotë se shkurtimet e taksave dhe projektet e shpenzimeve do të krijojnë vende pune dhe të nxisin rritjen ekonomike. Plani ishte objekt i një debati intensiv në Kongres, ku republikanët kërkuan më tepër shkurtime taksash dhe më pak projekte shpenzimesh qeveritare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›