E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktivitetet me rastin e muajit të kulturës Shqipëri - Kosovë

Datë 15 shkurt në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, organizohet koncerti i Ansamblit Popullor "Bozhuret e lirisë". Në datën 17 shkurt, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, do të organizohet "Mbrëmja Gala për Pavarësinë", koncert me krijimtari të zgjedhur nga vepra të kompozitorëve shqiptarë. Në datat 20-21-22 shkurt, në sallën "Kadri Roshi" të Teatrit Kombëtar, do të vihet në skenë premiera e dramës "Filomena Marturano", e cila do të mbahet nën okelion e Festës Kombëtare të Kulturës Shqipëri-Kosovë. Në këtë veprimtari do të nderojë më pjesëmarrjen e tij kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Të ftuar të tjerë do të jenë drejtorët e teatrove kombëtarë të Prishtinës, Gjakovës dhe Gjilanit. Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, do të organizojë në Tiranë, më datën 1 Mars, në hollin koncertor, mbrëmjen koncertore me instrumentistë të rinj "Talentet e Kosovës në Tiranë". Në mbyllje të muajit kulturor Shqipëri - Kosovë, do të organizohet maratona e lirë, për të gjithë grupmoshat, nga Bulevardi "Zogu i Parë" deri në monumentin "Nënë Tereza", ku dhe do të ngrihet flaka olimpike, e cila, do të pritet nga personalitete të larta të shtetit dhe jetës politike shqiptare. Lajtmotivi i kësaj veprimtarie simbolizon, harmoninë dhe bashkëjetesën e të gjithë komponentëve jetësorë, në të cilët jetojmë çdo ditë. Në fund të kësaj maratone masive do të jepen trofe simbolikë për fituesit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›