E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama nënshkruan ligjin për të mbijetuarit e 11 shtatorit

Presidenti amerikan Barak Obama ka nënshkruar ligjin për të ndihmuar të mbijetuarit nga sulmet e 11 shtatorit, dhe atyre që u sëmurën në rrënojat e Qendrës Botërore të Tregtisë.

Katër miliardë dollarë janë parashikuar për programin dhjetëvjeçar.

Disa republikanë kanë kundërshtuar masat, duke thënë se janë të shqetësuar se si do të bëhet pagesa.

Ata e tërhoqën kundërshtimin pasi ligjvënësit arritën kompromis për t`i reduktuar shpenzimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›