Rusi, burg për liderin e opozitës

Lideri opozitar rus Boris Nemtsov u burgos për 15 ditë për mosbindje ndaj policisë, një shenjë kjo sipas partisë së tij, që tregon edhe njëherë linjën e ashpër të Kremlinit ndaj të gjithë atyre që vënë në pikëpyetje politikat e tij.
Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë “Reuters” se Nemtsov, kryetar i lëvizjes Solidariteti dhe ish zëvendëskryeministër në periudhën e viteve 1997-1998, u arrestua më 31 dhjetor dhe se nuk pranoi të bashkëpunonte me forcat e rendit.
Partia e tij i hodhi poshtë këto akuza si krejtësisht të pabazuara.
Vendimi vjen vetëm pak ditë pas dënimit të ri me 6 vjet burg që iu dha ish manjatit të naftës Mikail Kodorkosvki, në kohën kur i kishte mbetur edhe një vit për të shlyer dënimin e mëparshëm për evasion fiskal.
Një tjetër lider i opozitës, Konstantin Kosiakin, është burgosur për 10 ditë dhe mbi të janë ngritur po të njëjtat akuza si ato që u hodhën mbi Nemcovin.