Shvarceneger nuk është më guvernator i Kalifornisë

Arnold Shvarceneger sot largohet nga posti i guvernatorit të Kalifornisë demokratit Xheri Braun, i cili ka qenë guvernator i këtij shteti në periudhën 1975 - 1983.
Shvarceneger, 63 vjeç, largohet nga posti duke e lënë Kaliforninë me deficit të trefishuar prej 28 miliardë dollarë dhe me një popullaritet prej vetëm 22 përqind.
Kundërshtarët e kanë kritikuar politikën e Shvarcenegerit, e cila bazohej në ndryshimet klimatike, dhe pohojnë se ai duhej t`i kushtojë kujdes më të madh rrethanave ekonomike në shtet.
Pritet se Shvarceneger mund ta vazhdojë karrierën me shkrime dhe paraqitje publike.