Obama, neser emerimi i Geithner e Summers

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Barack Obama pritet te njoftoje neser ne nje konference per shtyp emerimet e Timothy Geithner sekretar te Thesarit dhe Lawrence Summers ne Keshillin Kombetar per Ekonomine.
Lajmin e bejne te ditur mediat amerikane, sipas te cilave ky veprim, se bashku me te dhena te tjera qe Obama do te jape ne planin ekonomik, synon dhenien e sinjaleve mbeshtetese ndaj Wall Street.
Kjo eshte konferenca e dyte per shtyp e shefit te ri te Shtepise se Bardhe qe pas zgjedhjes se tij president te SHBA.