E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Britania na mbeshteti kunder planit 6 pikesh

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu eshte kthyer nga vizita zyrtare ne Britani ku ka marre mbeshtetjen e Londres zyrtare per moscenimin e teresise territoriale te vendit.

Sejdiu ka zbritur ne Prishtine edhe me shume i bindur rreth qendrimit te pales kosovare kunder 6 pikave qe cenojne sovranitetin e Kosoves. Sejdiu theksoi se, kete qendrim ua ka perseritur edhe autoriteteve te Mbreterise se Bashkuar prej te cileve ka marre mbeshtetje.

“Kosova do te bashkepunoje me bashkesine nderkombetare per shtrirjen e EULEX-it ne tere territorin e Kosoves, i cili do te garantoje sovranitetin dhe integritetin territorial duke kerkuar respektimin e Kushtetutes se Kosoves”, u shpreh kreu i shtetit.

Sipas tij, kjo do te behet e mundur pasi Britania e Madhe ka premtuar lobim per Kosoven te ato vende qe ka ndikim.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›