Kufiri Kosove-Mal i Zi, nuk levizin mjetet e renda

Policia e Kosoves ndalon qarkullimin e automjeteve te renda ne kufirin me Malin e Zi.
Si pasoje e motit te keq, qe prej mengjesit te sotem eshte ndaluar levizja e kamioneve, ndersa autobusët dhe automjetet jane njoftuar te jene te pajisur me zinxhire.
Sipas informacioneve, te gjitha rruget e tjera jane normalisht te kalueshme per cdo automjet. Kompanite e pastrimit te rrugeve kane nisur punen ne te gjithe territorin.