Obama niset ne Azi ne udhetimin me te gjate presidencial
Barak Obama menjehere pas rezultatit te zgjedhjeve legjislative ne te cilat demokratet pesuan nje humbje te madhe eshte drejtuar per nje vizite ne Azi dhe fillimisht ne Indi. Ai do te beje ndalesen e tij te pare ne Mumbai qe do te jete edhe stacioni i pare i nje turneu 10-ditor gjate te cilit ai do te vizitoje Indine fillimisht Indonezine Korene e Jugut dhe Japonine dhe ky deri me tani konsiderohet si turneu me i gjate jashte vendit i Presidences se Obames.
Kryesisht Obama eshte ne kerkim te benefiteve ekonomike nga partneret por keshilltaret e tij bene te ditur para largimit te Obames se vizita do te perqendrohet edhe te marredheniet me demokracite e medha te kontinentit aziatik dhe keshtu Obama do te tentoje qe te mbeshtese keto vlera edhe ne kete kohe te veshtire kur Shtetet e Bashkuara jane vene para pergjegjesise per shume ceshtje qe kane te bejne me te drejtat e njeriut gjate periudhes presidenciale te Bushit. Ky udhetim do te finalizohet me mbledhjen e vendeve perberese te G20 qe do te organizohet ne Seul te Korese se Veriut. Per Obamen vizita ne Indi eshte e para ne kete vend me 1.2 miliarde banore nje vend qe po shnderrohet perdite e me shume ne nje nga partneret me te medhenj tregtare dhe ekonomike per Shtetet e Bashkuara. Pikerisht ne kete vend Presidenti do te kaloje tri dite qendrimi dhe do te vizitoje qendrat me te medha te tij duke filluar me kryeqytetin por edhe me kryeqendra te shteteve te tjera te rendesishme. Ai synon qe te shtrije bashkepunimin me Indine ne fushen ekonomike dhe te krijoje nje marredhenie me te mire dypaleshe me kete partner te fuqishem. Presidenti pervec lidereve qeveritare do te takohet edhe me biznesmenet kryesore te vendit dhe Shtepia e Bardhe shpreson qe me kete rast te arrihen edhe disa marreveshje tregtare dhe biznesi te rendesishme. Kryesisht perqendrimi do te jete tregtia dhe eksportet.
Presidenti qe do te shoqerohet nga bashkeshortja e tij Mishel Obama ne pjesen e pare te udhetimit do te vizitoje edhe disa nga monumentet me te rendesishme te vendit. Per sa i perket popullaritetit te Obames jashte vendit ai eshte pak a shume i paprekur pavaresisht rezultatit te fundit te zgjedhjeve dhe ai do te perfitoje nga ky rast per te mbeshtetur politikat e tij.