Malaj dhe Bode replika mbi nivelin Borxhi i Shqiperise debat ne Delegacionin Europian
Ceshtja e borxhit u shnderrua ne temen me te nxehte te debatit mes ministrit te Financave dhe deputeteve te opozites ne takimin e organizuar nga delegacioni i Parlamentit Europian gjate vizites ne Tirane. Ish-ministri socialist Arben Malaj tha se qeveria e ka futur ekonomine ne nje zone te rrezikshme me borxhin e larte.
Ne momentin qe kjo mazhorance ka ardhur ne pushtet pretendonte se borxhi publik mund te shkonte deri ne 49 per qind. Sipas dokumenteve zyrtare deri ne vitin 2013 borxhi publik i Shqiperise tenton te shkoje 69 per qind tha Malaj.
Por ministri i Financave tha se nuk ishte qeveria ajo qe e rriti borxhin por te tjere faktore.
Ne kemi nje rritje prej 3 perqindesh te borxhit publik qe kushtezohet nga kursi i kembimit te euros me lekun. Ne vitin 2008 ne njohem si borxh publik te gjitha diferencat e kursit te kembimit te Bankes se Shqiperise ne 15 vjet tha Bode.
Zoti Bode u shpreh se pertej ankesave te opozites ekonomia shqiptare jo vetem qe i mbijetoi krizes por pershpejtoi edhe ritmet.
Ne gjysmen e pare te 2010-s rritja ekonomike ishte 2 per qind ne tremujorin e pare dhe 3.3 per qind ne tremujorin e dyte. Ne presim rritje ekonomike prej 4 perqindesh tha Bode.
Por opozita i kerkoi delegacionit te Parlamentit Europian qe te nderhyjne per te certifikuar shifrat e ekonomise shqiptare duke hedhur dyshime se qeveria po i manipulon ato.
Deficiti buxhetor i Shqiperise per vitin 2011 parashikohet te arrije ne 3.5 per qind ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto nga 3.1 per qind qe pritet te jete brenda ketij viti. Rritja e deficitit shihet me shqetesim edhe nga Fondi Monetar Nderkombetar i cili sugjeron nje nivel prej 2.5 perqindesh ne raport me PBB-ne.
Sipas relacionit zyrtar te projektbuxhetit borxhi i Shqiperise do qendroje ne nivelin 59 per qind te Produktit te Brendshem Bruto edhe ne vitin 2011. Pas mbarimit te zgjedhjeve vitin e kaluar qeveria u zotua para Fondit Monetar se do ta ule borxhin publik ne 54 per qind deri ne fund te mandatit te saj. Por edhe pse viti 2011 perkon me gjysmen e mandatit ne dy vjet borxhi mbetet thuajse i pandryshueshem ne kufijte ekstreme te tij. Dhe llogarite e buxhetit bazohen mbi parashikimet optimiste te Ministrise se Financave pasi FMN jep nje version tjeter sipas te cilit borxhi publik jo vetem qe nuk do te ulet vitin e ardhshem por do vazhdoje te rritet edhe me duke tentuar shifren 62 per qind e GDP. Fatura e interesave do rritet serish vitin e ardhshem ne 47.8 miliarde leke ose 3.6 per qind e Produktit Kombetar nga 3.5 qe ishte kete vit.