E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama njeh presidentin e ri të Bregut të Fildishtë

Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka bërë thirrje Laurent Gagbos të lërë luftën për pushtet në Bregun e Fildishtë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara e njohin Alasan Outaran si lider legjitim të vendit.

Obama tha se zgjedhjet e vitit të kaluar ishin “të lira dhe të drejta” dhe se “Outara është udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike”.

Komentet e presidentit amerikan vijnë pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të diskutuar sanksionet eventuale ndaj presidentit Laurent Gagbo, dhe këshilltarëve të tij. Gagbo këmbëngul në fitore dhe refuzon t`i dorëzojë pushtetin rivalit të tij.

Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për mbi 1 milion njerëz të larguar nga Bregu i Fildishtë, nga frika e luftës civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›