Obama njofton rifillimin e gjyqeve ushtarake
Uashington - Presidenti amerikan Barak Obama pritet të njoftojë sot rifillimin e gjyqeve ushtarake ndaj disa të burgosurve të Guantanamos. Obama, menjëherë pas ardhjes në pushtet në muajin janar, urdhëroi pezullimin e këtyre gjyqeve, të cilët ishin shumë të kritikuar. Ky vendim u mor me arsyetimin se Shtetet e Bashkuara po hynin në një epokë të re të respektimit të të drejtave të njeriut.
Ndërkohë, shumë grupe për të drejtat e njeriut kanë shprehur indinjatën e tyre për rifillimin e gjyqeve. Aktualisht në bazën e Guantanamos gjenden 241 të burgosur, ndërkohë që presidenti amerikan ka njoftuar mbylljen e burgut në janar të vitit 2010.
Zyrtarët amerikanë premtojnë se të drejtat e të burgosurve do të respektohen me ringritjen e gjyqeve ushtarake.