E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ankohet tek ODIHR

Tiranë -Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Shefen e Misionit të ODIHR-it, znj.Andry Glover. Gjatë këtij takimi Meta dhe Glover diskutuan për problemet kryesore që hasen në realizimin e standardeve të zgjedhjeve të 28 Qershorit.

"Kemi shprehur përsëri shqetësimin tonë për vështirësitë e mëdha që po hasin shqiptarët për t’u pajisur me kartat e identitetit. Kemi kërkuar për të sqaruar këto procedura kaq të ngarkuara, dhe së dyti kemi kërkuar që Qeveria të tregojë një vullnet të sinqertë për të mbështetur nga pikëpamja logjistike të gjithë procesin që të mos zvarritet deri tani, se përndryshe kemi një ambjent kontestues të procesit të ardhshëm zgjedhor që nuk është në interes të vendit tonë”-deklaroi Meta pas takimit.

Gjithashtu, kreu i LSI-së, ka shprehur shqetësimin e për përpjekjen artificiale të dy forcave politike për të përjashtuar nga debatet në radhë të parë Lëvizjen Socialiste për Integrim, që tregon qartë një frikë nga mungesa e argumenteve. Ai shtoi se kishte kërkuar marrjen e masave për të patur të gjitha standardet e premtuara në Kodin elektoral, lidhur me administrimin e procesit të dytë në zgjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›